Limaj: Rifat Berisha ishte një veprimtar i madh

Aktuale

Limaj: Rifat Berisha ishte një veprimtar i madh

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:32
Varri i Rifat Berishës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në 70-vjetorin e rënies heroike, ka kujtuar veprimtarin Rifat Berisha.

Limaj ka shkruar në Facebook, Rifat Berisha ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, bashkë me Islam, Mustafë e Brahim Berishën pas luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe policinë serbe.

“Rifati asnjëherë nuk u pajtua dhe kundërshtoi me të gjitha format veprimet e sistemit të atëhershëm. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës veprimtarëve të asaj kohe të cilët mbajtën gjallë dhe frymëzuan breza të tërë për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat