Fisnik Ismaili: S'po di a me i thanë vetes veteran lufte ma

Aktuale

Fisnik Ismaili: S'po di a me i thanë vetes veteran lufte ma

Nga: D.RR Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:54
Fisnik Ismaili

Ish ushtari i Koshares, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ata që kanë kërkuar që 1700 veteranë të shkojnë në pushime në Shqipëri prej buxhetit të shtetit prej 300.000 eurosh.

Ismaili thotë se është në dilemë që a t’i thotë vetes më veteranë lufte, apo jo.

Sipas tij, një luftëtarë i vërtetë është shumë i dëshpëruar sot, dhe nuk i bën mirë nëse e dërgojnë në deti.

Postimi i plotë:

S'po di a me i thanë vetes veteran lufte ma, apo jo, sepse certifikatën e kam çkye.

Veç një gjë e di: luftëtari i vërtetë s'e ka dijtë a ka me u kthye gjallë. S'ka luftue me mendje se një ditë ka me e mbajtë titullin veteran, e as s'e ka pasë idenë se ka me e çue jetën duke u shpërblye, nëse mbetet gjallë. Mbi të gjitha, s'ia ka marrë mendja kurrën e kurrës që dalin kaq shumë njerëz të poshtër mbas lufte edhe ia keqpërdorin kontributin duke e quejtë veten veteranë, kurrë pa i marrë erë luftës.

Kjo më ban me dyshue se nga qeta 1700 që po kërkojnë me i çue në deti me 300,000 euro nga buxheti i shtetit janë veteranë të vërtetë. Po, ndoshta e kanë futë ndonjanin me kushte të këqija jetese në atë listë, por nuk ka njeri që më bind se një veteran i vërtetë mbas 20 vjetësh ia ulë vetes dinjitetin kaq poshtë, për një pushim në Durrës.

Luftëtari i vërtetë sot është i dëshpëruem, nuk është ikal me shkue n'deti, e as nuk e bën me u ndje më mirë. Kontributin ia keni shkelë moti, bashkë me qat dinjitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat