Pas vrasjes së gazetarëve, Veseli tha se kurrë nuk do të shkojë në gazetën “Bota sot”

Aktuale

Pas vrasjes së gazetarëve, Veseli tha se kurrë nuk do të shkojë në gazetën “Bota sot”

Nga: N.H Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:59
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka komentuar raportimet lidhur me lajmin, se javë më parë ishte nisur për t’u intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai derisa ishte duke folur rreth këtyre raportimeve, mes tjerash tha se nuk do të shkojë kurrë në gazetën “Bota sot”, për shkak, që sipas tij, për qasjen që e ka mediumi.

“Në gazetën “Bota Sot” nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër profesor dr. Binak Maxharraj. Ai përmes një shkrimi i është drejtuar Veselit, duke i thënë se gazeta kombëtare “Bota sot”, është tribunë e së vërtetës, pa marrë parasysh që i pëlqen kjo dikujt apo jo.

Maxharraj, me tej deklaron se gazeta “Bota sot”, nuk është dorëzuar edhe atëherë kur iu vranë gazetarët më të devotshëm.

Image
Profesor dr. Binak Maxharraj

“Ka ecur rrugës së vërtetës edhe kur kjo i është ndaluar, edhe kur është kërcënuar për të vërtetën. Kjo gazetë kurrë nuk është gjunjëzuar e as dorëzuar, e as që do të dorëzohet ndonjëherë ndaj abuzimeve ndaj saj, ajo nuk u dorëzuar edhe atëherë kur iu kërcënuan, por edhe kur iu vranë gazetarët më të devotshëm”, ka deklaruar Maxharraj.

Madje, profesori i njohur i ka përmendur kreut të PDK-së edhe disa arsye tjera se pse kjo gazetë është më e lexuara në Kosovë.

“Është e suksesshme dhe shumë e lexuar, e lakmuar, por edhe e adhuruar dhe e pranuar nga gjithë opinioni mbarëshqiptar, edhe për faktin se e ka një pronar dhe stafin e saj të pathyeshëm në zbatimin e politikave të saj të pavarësisë mediale, dhe askush nga jashtë nuk lejohet qe të këtë ndikim tjetër në këtë gazetë”, thotë Maxharraj.

Ja shkrimi i plotë:

Kadri Veseli: Kurrë nuk shkoj në gazetën "Bota Sot".

Nuk bëhet kiameti se pse nuk shkon Kadri Veseli në gazetën "Bota sot". Kombëtarja "Bota sot" e ka trasuar që mbi 20 vite rrugën e sajë të ecjes përpara, ani pse shkrimet e saj nuk i pëlqejnë ndokujt.

“Bota sot” është tribunë e së vërtetës, e thotë gjithmonë të vërtetën pa marrë parasysh që a i pëlqen kjo dikujt apo jo.

“Bota sot” ka ecur rrugës së vërtetës edhe kur kjo i është ndaluar, edhe kur është kërcënuar për të vërtetën. Kjo gazetë kurrë nuk është gjunjëzuar e as dorëzuar, e as që do të dorëzohet ndonjëherë ndaj abuzimeve ndaj saj, ajo nuk u dorëzuar edhe atëherë kur iu kërcënuan, por edhe kur iu vranë gazetarët më të devotshëm.

“Bota sot” nuk është gazetë ku mund të luhen lojërat e politikanëve të korruptuar e as të ndikojnë oligarkinë dhe bandat tjera të krimit të organizuar, por përkundrazi me argumente dhe fakte ato i demanton, sepse kjo gazetë e ka një qellim: ta thotë troç të vërtetën.

“Bota sot” është e suksesshme dhe shumë e lexuar, e lakmuar, por edhe e adhuruar dhe e pranuar nga gjithë opinioni mbarëshqiptar, edhe për faktin se e ka një pronar dhe stafin e saj të pathyeshëm në zbatimin e politikave të saj të pavarësisë mediale, dhe askush nga jashtë nuk lejohet qe të këtë ndikim tjetër në këtë gazetë.

Mu për këto arsye kombëtarja “Bota sot” është gazeta më e lexuar dhe më miliona herë e klikuar online. Është gazetë të cilën askush nuk mund ta thyen më çfarëdo kërcënimi. Ajo e ka rrugën e vetë të ecjes përpara në dobi të së vërtetës dhe në dobi të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat