Kryeshefi i Postës bëhet Kryetar i PDK-së në Drenas

Aktuale

Kryeshefi i Postës bëhet Kryetar i PDK-së në Drenas

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:44
Sejdi Hoxha

Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK’së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76. Ndërsa Kushtrim Prenku ka marrë vetëm 40 vota.

Udhëheqësi i Postës, Sejdi Hoxha, pritet të japë dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë publike pasi sot është votuar për Kryetar të PDK’së në Drenas.

Ai ka fituar 130 vota në garën për të parin e partisë. Kandidati tjetër, Naim Bazaj, i ka marrë 76 vota. Vetëm 40 i ka marrë Kushtrim Prenku.

Zyrtarë të PDK’së të përfshirë në zgjedhje kanë konfirmuar këto rezultate.

Ditë më parë, Naim Bazaj kishte thënë për T7 se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

 “Ata që kanë ardhe janë parashuta dhe parashutat gjithmonë na kanë dështu edhe e kan qit poshtë

Hyseni Gashi, ish-zyrtar i PDK’së, tash i Iniciativës Qytetare, e kishte lidhur garën në Drenas ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai ka thënë se Sejdi Hoxha përkrahet nga Veseli e Naim Bazaj nga Presidenti Thaçi.

“..Tani edhe ne Drenas ka filluar lufta e të mëdhenjve ku Naim Bazaj është i dërguari i Hashim Thaçit dhe Sejdi Hoxha i dërguari i Kadri Veselit. Tani strukturat e PDK-së janë në një dilemë të mëdha së kë të votojnë: të përkëdhelurin e z.Thaçit apo të dërguarin e z.Veselit, dhe sipas gjitha gjasave z.Thaçi përsëri do të triumfon”, ka shkruar Gashi.

Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat