Drenori për zgjedhjen e kryetrarit të PDK-së në Drenas: Dekada e hajnisë dhe krimit - Bota Sot
Drenori për zgjedhjen e kryetrarit të PDK-së në Drenas: Dekada e hajnisë dhe krimit

Aktuale

Drenori për zgjedhjen e kryetrarit të PDK-së në Drenas: Dekada e hajnisë dhe krimit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:29
PDK

Asamblisti i komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Degës në Dernas, së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Rexhepi.

Drenori përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për kryetarin e sapo zgjedhur se zgjedhja e tij ishte gatuar në Prishtinë duke thënë se ai ka punësuar njerëz në hekurudhë dhe Postë.

“Ju pata tregu, Kryetari i degës “ishte gatu” ne Prishtine. Piramida e krimit “duhet” te mbrohet deri ne fund. Sa e sa njeriun e ka punesu ne Hekurudhe e Poste me “diktatet” e shefit. Urime suksese”, ka shkruar Drenori.

Derisa këtij shkrimi ai i ka bashkangjitur një postim të tij të publikuar në muajin e kaluar duke thënë se protagonistë të klanit Pronto pritet të udhëheqin me degën e PDK-së në Drenas.

“Protagonistë të klanit PRONTO pritet të udhëheqin me degën e PDK-së në Drenas. Tashmë është arritur marrëveshja që degën e PDK-së në Drenas t’a udhëheqin njerëzit më PA KREDIBILITET dhe PA KURRIZ që ka komuna e Drenasit”, kishte shkruar Drenori.

Tutje Drenori ka shkruar se “Janë këta njerëz të cilët në maja të ndërmarrjeve publike u ngjitën vetëm më këto njohuri: PO SHEF, QYSH T’ THUSH TI BOHËT – ligj e pa ligj”.

Postimi i plotë i Drenorit: 

Protagonistë të klanit PRONTO pritet të udhëheqin me degën e PDK-së në Drenas

Tashmë është arritur marrëveshja që degën e PDK-së në Drenas t’a udhëheqin njerëzit më PA KREDIBILITET dhe PA KURRIZ që ka komuna e Drenasit.

Janë këta njerëz të cilët në maja të ndermarrjeve publike u ngjitën vetëm më këto njohuri: PO SHEF, QYSH T’ THUSH TI BOHËT – ligj e pa ligj.

Pra, prej ngjitjes së posterëve partiak, ndihmesave të studentëve për regjistrim në studime, në konvikte – pa merita, për t’a kalu naj provim të profat (që ishin aktiv e pasiv në PDK) e deri të punësimet në ndermarrjet publike ku shërbyen, krejt këto kuptohet për vota (për të krijuar klientelizem), janë emrëruesi i përbashkët i këtyre njerëzve të cilët Drenasin pritet t’a bëjnë “lule e xhenet” për qytetarët e saj.

Ah, së po harroj, ndermarrjet që po i përmend, por pa emra, ishin para se ata të angazhoheshin aty ndermarrjet më fitimprurëse në Republikën e Kosovës, ndërsa kur ata po i lënë (kuptohet pa dëshiren e tyre por “kulaqi u nda” në shumë venda e për ta nuk pat më), këto ndermarrje janë buzë falimentimit.

PDK, pas ndarjes së pushtetit në nivel nacional me AAK-në dhe NISMA-n, pritet që MASHAT e saj t’i transferoj në udhëheqjen e Drenasit. Transferi i tyre për “shërbim” në Drenas pritet që përfundimisht t’ja shkatërrojnë edhe atë pak shpresë për zhvillim, se pari të demokracisë dhe meritokracisë, e bashkë më to edhe shpresën për zhvillim ekonomik. Janë këta njerëz që nuk dijnë dhe nuk guxojnë të mendojnë për ide inovative e plane zhvillimore, por vetëm se si të ruhet klientela e tyre votuese.

Prandaj, zgjedhjet qe gjoja po zhvillohen nëpër nëndegë të PDK-së në komunën e Drenasit janë absolutisht farsë. Pra, nga to nuk do këtë antarësime intelektualesh e njerëz të dijes që do kishin ndihmuar proceset e domosdoshme demokratike e zhvillimore në komunën e Drenasit, por janë jashtqitje që pritët t’i mbledhin vota Adem Grabovcit (kur Gjykata PRONTO pritet t’a liroj nga aktakuza e ngritur nga Prokuroria).

Pra, Drenasi do të vazhdoj të shërbej vetëm si plaqkë e hambar i votave për krerët e PDK-së dhe jo vend ku njerëzit mund të ënderrojnë për një jetë më të mirë.

Por mos të harrojmë: “Krimi dhe kriminelet kurrë nuk kan shku nga kjo botë pa marrë denimet e merituara, vetëm nësa ata kanë qëruar hesape mes vete!”, është e vërtetuar shkencerisht dhe e dëshmuar historikisht.

PS.: Së shpejti me një shkrim rreth fabrikës së Feronikelit (skorës apo shlakës së saj) dhe qytetarëve të Çikatovës së Vjetër, mbi kurrizin e shëndetit të tyre, famiglja Llaldrovci po bëhët milionere!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...