Policia me plan operativ për incidentet e mundshme - Bota Sot
Policia me plan operativ për incidentet e mundshme

Aktuale

Policia me plan operativ për incidentet e mundshme

Më: 19 maj 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Sot në katër komunat e veriut po zhvillohen zgjedhjet për kryetarë. Në garë janë tri subjekte politike, teksa dy prej tyre janë shqiptare.

Vetëvendosje dhe PDK do të sfidojnë Listën Serbe në katër komunat e banuara me shumicë jo shqiptare.

Zgjedhjet e sotme janë paralajmëruar se do të përcillen edhe me incidente, mirëpo nga Policia e Kosovës po tregohen të gatshëm për ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Në një përgjigje për lajminet nga Policia e Kosovës, është thënë se kjo e fundit e ka përgatitur me kohë planin operativ për këtë proces zgjedhor.

“Policia e Kosovës e ka përgatitur me kohë urdhrin operativ për këtë proces zgjedhor ku qëllimi kryesor është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave respektive gjatë tërë procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Qëllim tjetër, sipas Policisë së Kosovës është edhe ruajtja e qetësisë pas procesit të zgjedhjeve.

“Qëllim tjetër është mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para – gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.  Monitorimi / mbulimi me Polic, i fushatës parazgjedhore, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike (RQP-së) në tubime paralektorale të partive politike/ kandidatëve dhe procedimi i kërkesave dhe raporteve të monitorimit sipas ligjeve pozitive të vendit”, kanë thënë tutje nga Policia e Kosovës.

E Policia e Kosovës ka paralajmëruar inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale gjatë këtij procesi zgjedhor.

Sipas tyre, kjo do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

“Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale (VP) kundër të drejtës së votimit dhe ndërrmarja e të gjitha masave proceduralo/ penale ndaj çdokujt që bie në ndesh me ligjet e RKS-së që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokrate në koordinimin dhe bashkëpunimin të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në Ligj”, kanë thënë në fund Policia e Kosovës.

Për nesër, vizitë në Kosovë ka paralajmëruar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Mirëpo ministria e Jashtme e Kosovës atij nuk i ka dhënë leje për të hyrë në territorin e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...