A po vjen Gjuriq në Kosovë?

Aktuale

A po vjen Gjuriq në Kosovë?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:41
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë ditës së djeshme tha se ka mundësi që sot të vijë në Kosovë për të përkrahur serbët gjatë zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës. 

Por Gjuriq e ka dhënë deklaratën vetëm për bujë politike pasi nuk po vjen. 

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se do të respektoj vendimin e Kosovës për ndalimin e vizitës por ai do të vazhdojë të jetë nga Serbia me qytetarët serb. 

Ai bëri apel tek serbët në komunat veriore që të dalin në votim për mbijetesën e serbëve.  

“Unë dua të apelojë tek bashkatdhetarët tanë në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut që të kujdesen për mbijetesën e serbëve në këto zona dhe të dalin masovikisht në zgjedhje.”, u shprehë Gjuriq. 

Ndërsa, Milovan Drecun ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatet shqiptarë. 

“Kur dikush voton kandidatët shqiptarë i ka bërë dëmin më të madh të mundshëm popullit të vet.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat