FSK ka kapacitet në mbështetje të paqes dhe sigurisë në botë

Aktuale

FSK ka kapacitet në mbështetje të paqes dhe sigurisë në botë

Nga: Z.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:17
Ushtria e Kosovës

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka konsideruar se Ushtria e Kosovës ka kapacitete dhe është e specializuar që të vendoset krahë për krahë me vendet e NATO-së, në mbështetje të sigurisë dhe paqes kudo në botë.

“Ne duam të jemi kontribues për sigurinë rajonale dhe globale. Për gati 20 vjet kemi marrë mbështetje për paqe dhe siguri”.

Tutje, Ramadani ka thekuar se beson se tash është e kuptueshme që mund të japin shembullin në botën demokratike, aty ku situata është e pasigurt.

“Tash, besoj se është e kuptueshme që ne duam ta japim shembullin se si një popull që është ndihmuar nga bota demokratike tashmë është i gatshëm të ndihmojë të tjerët që gjenden në situata të pasigurta. Këtë duam ta bëjmë me vendet demokratike”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat