Profesori amerikan: Kosova mund të pajtojë me Serbinë vetëm me këtë kusht

Aktuale

Profesori amerikan: Kosova mund të pajtojë me Serbinë vetëm me këtë kusht

Nga: A.ZH Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:04
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur edhe një herë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben-Meir ka deklaruar se Kosova mund të pajtojë vetëm në këmbim në njohjes së pavarësisë nga Serbia.

Sipas tij, bashkërendimi, nuk do të thotë që Kosova, ka falur Serbinë për krimet e shkaktuara gjatë luftës, përcjell Bota sot.

“Bashkërendimi nuk do të thotë që Kosova duhet ta falë dhimbjen e tyre për njerëzit që u zhdukën, ata që u vranë, ata që iu nënshtruan dhunës seksuale, për ekonominë e shkatërruar. Kosova mund të pajtojë në këmbim të njohjes së pavarësisë nga Serbia”, ka thënë profesori amerikan.

Ai më tej është shprehur kritik ndaj Beogradit, të cilin e ka akuzuar për përpjekjet e imponimit të monopolitik politik mbi serbët e Kosovës.

Ben-Meir ka thënë se udhëheqësit e Kosovës, nuk duhet ta pranojnë këtë monopol, pasi serbët e Kosovës nuk kanë nevojë për ndërhyrje nga jashtë.

“Beogradi po përpiqet të imponojë një monopol politik mbi serbët e Kosovës, por kjo nuk do të thotë që udhëheqësit e Kosovës duhet ta njohin këtë monopol. Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, ata nuk kanë nevojë për filtra apo ndërhyrje nga jashtë”, është shprehur eksperti amerikan.

Ai poashtu ka theksuar se tensionet politike mes të dyja vendeve, po krijojnë mundësinë e ndikimit turk dhe rus.

“Tensioni politik midis Kosovës dhe Serbisë po krijon një mjedis të përsosur ku Turqia dhe Rusia mund të joshin të dy vendet në sferat e tyre të ndikimit. Vendi nuk duhet të mbetet në duart e dy despotëve - Putin dhe Erdogan”, ka shtuar Alon Ben-Meir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat