Pas rrahjes së zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë, Milaim Zeka i reagon Hotit: Ja si e quan!

Aktuale

Pas rrahjes së zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë, Milaim Zeka i reagon Hotit: Ja si e quan!

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:28
Milaim Zeka

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur sot në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i kuvendit, Milaim Zeka. Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti i cili në fillim reagoi se nuk ishte pjesë e kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë e më pastaj tha se ka qenë pjesë vetëm në kohën kur ky kuvend ka hapur punimet.

Deputeti Zeka për këtë ka thënë se “krejt po rrejnë”. Ka shtuar se shumica prej nesh po harrojnë që jetojmë në botën e teknologjisë moderne ku edhe fëmija të fotografojnë.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

“Krejte bre po rrejne. Shumica prej nesh me te vertete po harrojme qe jetojme ne boten e teknologjise moderne, ku edhe femija te fotografojne. A ma marre ashte me rrejte, apo me pranu e me thane: Po bre jane rrehe, sepse antaresia e PDKse dhe LDK se nuk kane çka me degju prej lidereve te tyre, perpos mu rrehe. Qe 20 vjet e njejta retorike, te njejtate premtime, a gjendeja vetem tuj shku teposhte. Keq e ma keq. E keta po thone ma mire mu rrehe se sa me degju rrena…!”, ka shkruar Zeka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat