Vetëvendosje i reagon ashpër PDK-së për akuzat se kjo parti ka bërë tregtim votash me Listën Serbe

Aktuale

Vetëvendosje i reagon ashpër PDK-së për akuzat se kjo parti ka bërë tregtim votash me Listën Serbe

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:49
Erden Atiq

Kandidati i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, i ka quajtur shpifje akuzat e kundëkandidates së tij nga PDK-ja, Gonxhe Çaushit, e cila tha se partia e tij ka tregtuar vota bashkë me Listën Serbe.

“Akuzat e PDK-së janë qesharake, nuk ka asgjë të vërtetë. Këto janë fabrikime të tyre”.

“Nuk ka shansa që ne të kemi bashkëpunuar me Listën Serbe për të tregtuar vota. Gjasa është zero për qind, këto janë vetëm rrena. Kjo është shpifja më e ulët që është bërë”.

Atiq tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem tha ai.

“Sipas informatave që i kemi nuk ka pasur parregullsi. Por në disa vendvotime që kanë votuar me dokumente të Serbisë, por pas orës 12:00 është marrë një vendim ad hoc dhe është ndaluar votimi përmes tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat