Pas rrahjes në Mitrovicë, zyrtari i lartë i LDK-së me një mesazh për bashkëpartiakët

Aktuale

Pas rrahjes në Mitrovicë, zyrtari i lartë i LDK-së me një mesazh për bashkëpartiakët

Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:25
LDK

Pas rrahjes me grushte në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë, kanë ardhur reagime të shumta.

Një prej atyre që ka reaguar është edhe Florian Dushi.

Ai në një shënim në Facebook i ka këshilluar bashkëpartiakët që zgjedhjet nuk po mbahen për t’u mundur me njëri- tjetrin, por për t’i zgjedhur më të mirët.

“Zgjedhjet në LDK nuk po mbahen për të mundur ne njëri-tjetrin, por për t’i zgjedhur më të mirët që t’i mundim të tjerët!”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Pas rrahjes ndërmjet simpatizantëve të kryetarit aktual, Safet Kamberi dhe kandidatit për kryetar, Faton Peci LDK ka marrë vendim për zgjedhjet në këtë komunë.

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pas një konsultimi me drejtuesit e LDK-së në Prishtinë, ka marrë vendim që të ndërpritet i tërë procesi zgjedhor i Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Punimet e Kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të LDK-në “Iliridë” dhe “Qendër” në Mitrovicë, të cilat do të duhej të mbaheshin sot në ora 14:00.

Në njoftimin e bërë nga zyra e informimit për media LDK në Mitrovicë thuhet se:

“Kuvendet janë ndërpre për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë. Po ashtu, drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën “Qendra”.

Procesi zgjedhor do të vazhdojë kur të marrin vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat