Kush do ta besonte: Stavileci i PDK-së që punon 25 orë në ditë i gëzohet vendit të dytë në zgjedhjet e veriut

Aktuale

Kush do ta besonte: Stavileci i PDK-së që punon 25 orë në ditë i gëzohet vendit të dytë në zgjedhjet e veriut

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:02
Blerand Stavileci

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci, para disa ditëve kishte shkruar një status në rrjetin social “Facebook” ku kishte paraqitur sukseset e tij jetësore, që thoshte se i kishte arritur duke punuar nga 25 orë në ditë.

Stavileci, shkruante se nuk e njeh dorëzimin dhe se është i lindur për të fituar. Edhe sonte, Stavileci e dëshmoi që nuk e njeh humbjen. Kjo pasi radhitjen në vend të dytë të PDK’së në zgjedhjet e veriut ai e paraqiti si fitore.

Në shkrimin e para disa ditëve ai kishte ngritur veten në qiell, duke numëruar sukseset e tija jetësore, duke thënë se punon 25 orë ditë dhe është i lindur vetëm për suksese.

“Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu” kishte shkruar Stavileci.

Por, Stavileci sonte tregoi se ai njeh vetëm fitoren. Të tillë e paraqiti edhe radhitjen në vend të dytë të PDK’së në zgjedhjet e veriut. Atij i mjaftoi fitorja në mesin e partive shqiptare, duke injoruar totalisht Listën Serbe që fitoi 90 për qind të votave në veri.

“Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi për Mitrovicë të Veriut, Shaqir Hetemi për Leposaviq, Hysen Mehmeti për Zubin Potok dhe Ilir Peci për Zveçan, nga informatat e deritashme kanë shënuar fitore kundrejt kandidatëve tjerë shqiptarë”, ka shkruar Stavileci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat