Pas rrahjes me grushte në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë, kanë ardhur reagime të shumta.
Një prej atyre që ka reaguar është edhe analisti politik, Nexhat Haziri.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ngjarjet e fundit në LDK nxorën në pah mungesën e vullnetit të lidershipit aktual.
Sipas Hazirit, ajo çfarë ndodhi sot në Mitrovicë do të duhej të jetë alarm i fundit për reflektim të lidershipit partiak.
Ja shkrimi i tij:
Ngjarjet në Kuvendin Zgjedhor te LDK-se ne Mitrovicë që eskaloi në dhunë, por edhe deformimet e tjera në shumicën e komunave ku kjo parti mbajti zgjedhjet e brendshme, si në Obiliq, Gjakovë etj, nxorën në pah mungesën e vullnetit të lidershipit aktual për të hapur partinë për njerëz të ri, profesional e të përkushtuar, për ta bërë më atraktive për brezin e ri, për t’i quar përpara reformat e shumpërfolura, për ta forcuar demokracinë e brendshme, për ta paraqitur LDK-në të denjët për ta nxjerrë Kosovën nga kjo derexhe në të cilën e kanë katandisur Gorillat edhe ma fajin e vet LDK-së.
Ajo që pamë deri më tani nga ky proces zgjedhor, mbeti shumë për të dëshiruar, për t'mos thënë zhgënjyese, përpos riciklimin e dështakëve në krye të degëve të partisë,edhe lufta e ashpër në mes pretendentëve për kryetar të LDK-së së kush po fiton më shumë delegatë të tredhur për kuvendin qendror të partisë. Andaj ajo cfarë ndodhi sot në Mitrovicë do të duhej të jetë alarm i fundit për reflektim të lidershipit partiak.(n.h)