Rezultatet e zgjedhjeve nuk publikohen as në ueb-faqe, mbetet të kuptohet nesër se kush doli fitues!

Aktuale

Rezultatet e zgjedhjeve nuk publikohen as në ueb-faqe, mbetet të kuptohet nesër se kush doli fitues!

Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:43
KQZ

Ende nuk janë bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në katër komunat veriore.

Pavarësisht se tani do të duhej të ishin të ditura rezultatet, KQZ nuk e bëri një gjë të tillë.

Përpos që nuk u mbajt asnjëra nga konferenca për media të paralajmëruara, KQZ madje nuk publikoi rezultatet as në ueb-faqe.

Edhe pse nga KQZ u tha se rezultatet tashmë do të bëhen publike drejtë e në ueb-faqe dhe se nuk do të ketë konferencë, të njëjtat nuk u publikuan as aty.

Pra e diela e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit po mbyllet pa ndonjë rezultat nga Komisioni Qendror Zgjedhor, e kjo sipas tyre për shkak se janë në pritje të një komune.

Por rezultatet preliminare u publikuan vetëm nga Demokracia në Veprim, e si rezultat doli që Lista Serbe kishte më shumë përqindje të votave në këto katër koma.

Rezultatet nga DnV:

Ky është rezultate sipas kësaj OJQ-je:

Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)

Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)

Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan

Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)

Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat