Qalaj e konfirmon aksionin që lidhet me Ismet Osmanin – Currin

Aktuale

Qalaj e konfirmon aksionin që lidhet me Ismet Osmanin – Currin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:55
Rashit Qalaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar zhvillimin e një aksioni të gjerë që lidhet me Ismet Osmanin – Currin.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.

Qalaj ka thënë se ky operacion i Policisë është konfirmuar shumë moti.

Edhe avokati i “Currit”, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.

“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai për Insajderin.

“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat