Profil – kush është mafiozi Ismet Osmani – Curri, që u arrestua sot

Aktuale

Profil – kush është mafiozi Ismet Osmani – Curri, që u arrestua sot

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Ismet Osmani – Curri i cili është arrestuar në mëngjesin e sotëm, njihet si njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botë së biznesit. Ai njihet edhe jashtë Kosovës, në Çeki.

Ismet Osmani – Curri, është nga Mitrovica dhe është themelues i kompanisë “Dafina” në Brno të Çekis, qytetin e dytë më të madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.

Për mafiozin e famshëm kosovar kishin shkruar edhe mediat botërore. Njëri nga rrjetet më prestigjioze botërorë për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Ismet Osman- Curri.

“Së paku gjashtë figura të rëndësishme kriminale të Ballkanit dhe grupet e tyre operojnë në Republikën Çeke, veçanërisht në Pragë. Këtu përfshihen grupi i Darko Shariç, Andrija Drashkoviç, Milan Narançiç, familja e Qazim Osmanit, grupi i Borislav Plavshiqit dhe klani i Ismet Osmanit”, thuhej në këtë hulumtim.

Për një periudhë të gjatë kohore, kompania e tij ishte në gjumë, derisa ai u rikthye në gusht 2014, ku  Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, Nikola Kuzhninit.

Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me Pjeter Nikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “Paradise Casino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.

InDoks para shtatë muajve kishte publikuar dokumentarin “Beteja mafioze” ku tregonte për biznesin e Ismet Osmanit – Currit.

Arrestimin e sotëm të tij e ka konfirmaur Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se është duku u zhvilluar një aksion të gjerë që lidhet me Ismet Osmanin – Currin.

Qalaj ka thënë se ky operacion i Policisë është konfirmuar shumë moti.

Edhe avokati i “Currit”, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.

“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai për Insajderin. “Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë./Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat