Deputetja e AAK-së me fjalë të rënda për Isa Mustafën, pasi ky i fundit paralajmëroi rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Deputetja e AAK-së me fjalë të rënda për Isa Mustafën, pasi ky i fundit paralajmëroi rrëzimin e qeverisë

Nga: D.RR Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:22
Isa Mustafa

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, pasi ky i fundit paralajmëroi që ditëve në vijim do të zhvillojë takime me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin për rrëzimin e qeverisë.

Kadrijaj e ka quajtur pensionist të LDK-së Isa Mustafën, ndërsa mendon se këtë paralajmërim e ka bërë për ta mbuluar skandalin e ditës së djeshme, ku pati përleshje në degën e LDK-së në Mitrovicë.

“Deklaratat e pensionistit të LDK -së nuk janë gjë tjeter, veq tendencë me i mbulu skandalet e një pas njëshme brenda partis së ti, siq ishte rasti i mbrëmshëm që i ndodhi në Mitrovicës”, shkruan Kadrijaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat