Iu arrestua sot miku Ilir Bojku, kërkohet sqarim publik nga Ramiz Lladrovci

Aktuale

Iu arrestua sot miku Ilir Bojku, kërkohet sqarim publik nga Ramiz Lladrovci

Nga: A.ZH Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:05
Ilir Bojku dhe Ramiz Lladrovci

Policia e Kosovës, përmes një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit, ka arrestuar pronarin e disa kazioneve në Kosovë, Ismet Osmanin të njohur si Curri.

Pos tij, Policia ka arresuar edhe dy persona tjerë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Currit, Ilir Bojku e Mentor Maqani.

Bojku raportohet të jetë person i afërt me kryetarin e Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin, pasi ata ishin të pandashëm edhe në shikimin e ndeshjeve sportive.

Sqarim pulbik nga Lladrovci, pas publikimit të këtij lajmi, ka kërkuar ish-kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori,.

Ai ka thënë se Lladrovci duhet të tregojë kush ia financoi udhëtimin në Gjermani dhe hyrjen në stadiumin Allianz Arena, përcjell Bota sot.

Reagimi i Drenorit:

Duam sqarim publik nga kryetari Lladrovci!

Kush ju financoj udhetimin per Gjermani dhe hyrjen ne Allianz Arena? Parate nga krimi?!

#FOL, sepse e ke obligim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat