Krasniqi: LDK dhe VV morën anën e atyre që për 20 vjet mohuan gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale

Krasniqi: LDK dhe VV morën anën e atyre që për 20 vjet mohuan gjenocidin serb në Kosovë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:24
Kuvendi i Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur “të turpshëm” vendimin e deputetëve të LDK-së dhe të VV-së për të mos votuar komisionin që do t’i jep drejtim themelimit të Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Derisa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes po lëshonin sallën e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi akuzoi ata, që sipas tij në këtë mënyrë po u japin kënaqësi vetëm atyre që kryen krime gjatë luftës.

Me bojkotimin e seancës, sipas Krasniqit, LDK dhe VV morën anën e atyre që për 20 vjet mohuan gjenocidin serb në Kosovë.

Krasniqi: VV dhe LDK e morën anën e atyre që qe 20 vjet e kanë mohu këtë gjenocid

“Për mua sot është i frikshëm qëndrimi i LDK-së dhe VV-së, mos me guxu me marrë përgjegjësinë që u takon si deputetë për iniciativë të dënimit të gjenocidit të Serbisë. Verbërimi që këtyre njerëzve ua ka dhënë etja për pushtet, ua ka marrë arsyen totalisht. Këta njerëz, edhe viktimat, edhe gjenocidin serb, edhe krimet e luftës edhe krimet kundër njerëzimit i kanë më të parëndësishme sesa gjetjen e mundësisë për me e rrëzu qeverinë dhe për të ardhë në pushtet. Dhe kjo, realisht, është vështirë edhe me e klasifiku çka i bjen... Edhe pse mund të tingëllojë e rëndë, po në këtë moment është marrje e anës së atyre që qe 20 vjet e kanë mohu këtë gjenocid”, tha Krasniqi.

Ai pati kritika edhe ndaj shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit.

Krasniqi: Hoti lypi koordinim, për çfarë koordinimi e pat fjalën

“Veç erdhën, i lëshuan do fjalë dhe ikën. Avdullah Hoti tha: ‘kemi nevojë për koordinim’, për çfarë koordinimi o Avdullah Hoti? Me u koordinu a ka ndodhur gjenocidi në Kosovë a nuk ka ndodhur a? Mos ki naj dyshim zotni? Duhet me u koordinu na me vendosë se a është gjenocid apo nuk është gjenocid, çfarë përgjigje je duke lypë. Ndoshta ma jep përgjigjen në ndonjë konferencë për shtyp, se e ki pas zanat kështu njëfarë vakti, veç me i thënë dy llafe e me shku me u përgjigj tani tjetërkah”, u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se përkundër kundërshtimeve të LDK-së dhe VV-së për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, iniciativa për drejtësi nuk duhet assesi të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat