Gjermania jep zyrtarisht lajmin e madh për vizat, ky është reagimi i Haradinajt

Aktuale

Gjermania jep zyrtarisht lajmin e madh për vizat, ky është reagimi i Haradinajt

Nga: D.RR Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:33
Haradinaj në Berlin në takim me ministrin e brendshëm gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sërish Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi ai është i bindur që kjo është punë e kryer, përcjellë "Bota sot".

Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e Kosovës për të lëvizur të lirë. Kështu ka njoftuar kryeministri Haradinaj.

Ai thotë se Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

Postimi i plotë:

Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.
Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.
Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.
Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat