Frashër Krasniqi: Seanca e Kuvendit vazhdon veç me këto tri kushte

Aktuale

Frashër Krasniqi: Seanca e Kuvendit vazhdon veç me këto tri kushte

Nga: A.ZH Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:36
Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi, ka prezantuar tri pika, përmes të cilave mendon që mund të vazhdohet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës , ku po disktutohet për formimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se PDK-ja duhet të kërkojë me ngulm dorëheqjen e deputetes Flora Brovina. Sipas tij, Institucionet e Kosovës duhet të distancohen zyrtarisht nga veprimi i Brovinës.

Ndërsa si pikë të tretë, Krasniqi ka thënë se LDK dhe VV duhet të kthehen në Kuvend, për të paraqitur propozimet e tyre për këtë nismë, përcjell Bota sot.

Postimi i Krasniqit:

Nuk mund të vazhdojmë thuajse nuk ka ndodhur asgjë në seancën e kaluar. Por Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë duhet t'i mbivendoset luftës ditore ndërmjet partive.

Prandaj PSD kërkon që kjo situatë të zgjidhet përmes 3 pikave të mëposhtme:

1. PDK ose deputetja Brovina duhet të mbajë përgjegjësi për gabimin me foto. PDK duhet të kërkojë me ngulm dorëheqjen e deputetes, ose duhet të mbajë përgjegjësi si parti.

2. Institucionet e Kosovës (Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca) duhet të distancohen zyrtarisht nga veprimi i deputetes Brovina.

3. LDK dhe VV duhet të kthehen në Kuvend dhe si opozitë të paraqesim propozimet tona për këtë nismë, aq më tepër duke e ditur që pushteti do të jetë i detyruar të na i pranojë kërkesat, ngase varet nga votat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat