Milaim Zeka reagon ashpër në Kuvend, mbronë Flora Brovinën dhe akuzon...

Aktuale

Milaim Zeka reagon ashpër në Kuvend, mbronë Flora Brovinën dhe akuzon...

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:44
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka e ka mbrojtur Flora Brovinën, pasi ajo publikoi një fotografi të një gruaje të dhunuar.

Fotografia e publikuar nga Flora Brovina, deputete e PDK-së, ka nxitur shumë reagime.

Madje reagime të ashpra pati kur u zbulua se ajo fotografi, që pretendojke për dhunimet serbe ndaj femrave shqiptare, doli e marr nga sajtet pornografike irakiane, shkruan "Bota sot".

Kjo tmerroi pothuajse çdo shqiptarë në Kosovë e më gjerë, por ja që sot, Milaim Zeka ka një mendim tjetër.

Sot në Kuvendin e Kosovës, Zeka ka thënë disa prej deputetëve nuk i afrohen as tek thembra Brovinës.

E dimë ne se si keqpërdoren fondet nga organizatat që iu gjuajtën Flora Brovinës, që e kanë nxjerrë shifrën 20 mijë të të dhunuarve të luftës, veç me thithë sa ma shumë fonde, ia kanë futë një shifër. E tash këtu kanë fytyrë e moral me iu gjujtë në shpinë një njeriu që e konsideroj si nënën time, me shumë respekt flas për të”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat