Nervozohet Rexhep Selimi: Mjaftë më!

Aktuale

Nervozohet Rexhep Selimi: Mjaftë më!

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:41
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, në lidhje me Tribunalin kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Selimi, përmes një shkrimi në Facebook thotë se si mund t’i besohet PDK-së, kur kryetari i atëhershëm, Hashim Thaçi, sponsorizoi ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

Ai thotë se si mund të i besohet tash PDK-së që e ka seriozisht dhe që mund t’i shkoj deri në fund nismës për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë.

“Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta”, shkruan Selimi, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për Gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe”, shkruan tutje ai.

Ja postimi i plotë:

U ngriten duke e harruar luftën, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit.

PDK-ja (Kryetari i atëhershem i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së qe u votua në Gusht të 2015-tës.

Si mund t'i besojme tash PDK-së ( Kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t'i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?

Sot ata po i paraqesin lista të masakrave dhe krimeve serbe, të harruara deri sot, kundër shqiptarëve si arsye për një tribunal kundër gjenocidit serb në Kosovë. Mirë që po i numëjnë masakrat dhe krimet serbe, por, a mund të na tregojnë sot PDK-ja se cilave lista dhe ngjarje iu referuan kur e spomsorizuan Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së?

Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bejnë tash një tribunal nderkombëtar kundër Sërbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta.

Poashtu, ata që sot janë të gatshem për kompromise në negociata me Serbinë nuk e kane seriozisht kur flasin për Gjykata kundër gjenocidit serb.

Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për Gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe.

Hipokrizia nuk duhet te shkoje deri atje sa të manipulohet me tragjedinë e shqiptarëve të cilët ishin vërtetë objektiv i gjenocidit serb para 20 vitesh.

Le të mos na e fyejnë intelegjencen duke na llogaritur që ne nuk kuptojmë farsën e tyre.

Kur po ua shohim motivin e kemi të lehtë tua kuptojmë edhe qellimin.

Këto fjalime "patriotike" e "emocionuese" të deputetëve të mazhorancës që sot po i degjojmë në Kuvend, do të donim t'i degjonim edhe atë ditë kur ne kundershtonim Gjykaten Speciale e ata e votuan. Këto fjalime të deputeteve te PDK-se do te donim t'i degjonim kur ne propozuam Ligjin për mbrojten e viktimave të dhunës seksual gjatë luftës e ata e kundershtuan. Këto fjalime do të donim t'i degjonim edhe kur ne kundërshtonim amnistine e grupeve kriminale serbe e ata e votuan.

Këto fjalime do të donim t'i dëgjonim kur ne kundërshtonim marrveshjen e Prillit 2013 qe ata e ratifikuan.

Këto fjalime do te donim ti dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundershtuam Zajednicen Serbe e ata e perkrahnin.

Mjafte më!

U ngritet duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e siper po mundoheni te kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat