Kush është Rrahim Hashimi – ish-ushtari i UÇK-së që zbuloi detaje të padëgjuara për Flora Brovinën e PDK-së

Aktuale

Kush është Rrahim Hashimi – ish-ushtari i UÇK-së që zbuloi detaje të padëgjuara për Flora Brovinën e PDK-së

Nga: N.H Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:48
Rrahim Hashimi

Gjatë ditës është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Rrahim Hashimi, i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ismet Osmanit, të njohur në opinion me nofkën “Curri”, që qëndron prapa disa kazinove të njohura në Kosovë.

Hashimi është ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

Mirëpo, ditë më parë, ai i ashpër ishte parë të jetë me deputeten e PDK-së, Flora Brovina, për shkak të një fotografie të publikuar nga kjo e fundit, e që më vonë u kuptua të jetë e manipuluar.

Madje Hashimi, përmes llogarisë së tij në Facebook, për këtë rast kishte bërë edhe disa paralajmërime për kryeprokurorin e shtetit.

“Nëse në 3 ditët në vijmë nuk përjashtohet me përçmim nga Partia Demokratike e Kosovës, Flora Brovina dhe poashtu përjashtimin nga çdo pozitë udhëheqëse brenda grupit parlamentar të PDK-së (edhe deputetit që e zëvendësonte Memlin në mbledhjen e grupit para seancës së Kuvendit). Nëse Kryeprokuri nuk e shkarkon prokurorin kujdestar, që ishte dje në detyrë për mos veprim nga papërgjegjshmëria ose pakujdesia, ka shkaktu dëme të parikoperushme kundër interesit kombëtar. Atëherë i bije që BIA (serbe) përkatësisht agjentatura e saj mbipeshon (sepse për ndikim është lehtë e vërejtshme se ka), në sistemin juridik dhe të sigurisë në Kosovë. Gjithë kjo e asistuar edhe nga MIT (shërbimi sekret turk)”, kishte shkruar Rrahim Hashimi në llogarinë e tij në Facebook.

Por, sikur nuk mjafton me kaq, ish-ushtari i UÇK-së përmes një shkrimi autorial, kishte folur edhe për prejardhjen e deputetës Brovina.

Hashimi për këtë ka thënë se, “Brovina është mbesa e komunistit Qamil Brovinës (shoku i Boshko Buhos), ku siç na dëshmon në shkrimin e tij atdhetari dhe studiuesi, tani i ndjerë, Hajriz Demaku”.

Ai nga llogarie e tij në Facebook, ka deklaruar se Qamil Brovina iu jepte dënime kapitale atdhetarëve shqiptarë në emër të popullit jugosllav.

Kujtojmë se Rrahim Hashimi ishte ish-pjesëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138, ndërsa para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale më 9 prill të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat