Ambasadat e shteteve të Quintit deklarohen lidhur me zgjedhjet në veri

Aktuale

Ambasadat e shteteve të Quintit deklarohen lidhur me zgjedhjet në veri

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur në katër komunat veriore të Kosovës të mbajtur dje.

Megjithëse zgjedhjet e djeshme kanë kaluar në atmosferë të qetë ambasadat e shteteve të Quintit rikujtojnë gjetjet e misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) të vitit 2017, që shprehën shqetësime serioze për frikësime në shumë zona të serbëve në Kosovë, sidomos kundër partive politike që garuan kundër Listës Srpska.

“Këto defekte, si dhe kërkesat për të përditësuar listat e votuesve dhe për të qartësuar procedurat, mbeten të paadresuara dhe kanë si rezultat konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kufizuar politike, prandaj ngrisin pyetje lidhur me procesin e përgjithshëm demokratik në ato zona”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesiet e këtyre ambasadave apelojnë  të gjithë akterët relevantë, përfshirë institucionet dhe partitë politike përgjatë gjithë spektrit, që të adresojnë urgjentisht këto defekte duke zbatuar rekomandimet e EOM-it.

“Inkurajojmë qytetarët dhe shoqërinë civile që t’i mbajnë partitë përgjegjëse për përkushtimin që partitë kanë shprehur përmes deklaratës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2019 për forcimin e procesit zgjedhor. Ata që janë zgjedhur tani duhet të angazhohen për të përfaqësuar interesat e gjitha bashkësive në komunat e tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat