Asamblisiti i LDK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Aktuale

Asamblisiti i LDK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:26
Bashkim Ndrecaj

Asamblisti nga radhët e LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ndrecaj para pak minutash është nisur për në Hagë, ku nesër me 21 maj pritet të dëshmojë për ngjarje të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pak para nisjes për në Hagë  ka thënë se është duke udhëtuar pa avokat

“Nesër paraqitem ne Zyrat e Specializuara në orën 09:00. Udhëtoj i vetëm dhe pa avokat”, ka thënë Ndrecaj.

Ndryshe Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat