I arrestuari sot për fajde, ofronte transport falas për kazinon në Bllacë

Aktuale

I arrestuari sot për fajde, ofronte transport falas për kazinon në Bllacë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:56
Mentor Maqani

Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve Ekonomike sot ka njoftuar se kanë arrestuar shtatë persona nën dyshimin për veprat penale ‘fajde dhe detyrim’.

Ndër të arrestuarit nën dyshimin për fajde kanë qenë edhe Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Mentor Maqani etj.

Të dyshuarit kanë qenë emra të njohur për policinë dhe një pjesë të qytetarëve, pasi që disa prej tyre njihen edhe si pronarë të kazinove në Kosovë.

Sipas të dhënave, të dyshuarit janë hetuar për rreth 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i shkaktuar nga të dyshuarit mendohet të jetë rreth 6 milionë euro.

I dyshuari Mentor Maqani, ka qenë i përfolur në media edhe më herët, për kushtet që kazinoja e tij i kishte ofruar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e lojrave të fatit.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, kazinoja ‘Las Vegas’ e cila është në pronësi të dyshuarit Maqani, do të zhvendosej në Bllacë, ku edhe ofrohej transporti falas i frekuentuesëve.

Njoftimin e kishte shpërndarë edhe vetë Maqani në profilin e tij personal në Facebook.

Kujtojmë se deri më tani, avokatët e palëve nuk kanë folur publikisht për media, përpos avokati i ‘Currit’, i cili ka mohuar çdo dyshim ndaj klientit e tij rreth kësaj çështje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat