Mungesa e kuorumit tregon se sa e brishtë është kjo legjislaturë

Aktuale

Mungesa e kuorumit tregon se sa e brishtë është kjo legjislaturë

Nga: Z.B Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:17
Kuvendi i Kosoves

Sot në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë seanca plenare ku është diskutuar për komisionin që do ta drejtojë themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se seanca do të vazhdojë shumë shpejt.

Për këtë temë për gazetën “Bota sot”, ka folur Kenan Gashi, analist dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, ku ka thënë se fakti që në mungesë të deputetëve është ndërpre seanca plenare për komisionin që do ta drejtojë themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar, tregon së pari mungesën e përgjegjësisë së deputetëve.

“Tashmë kjo në fakt, është krijuar si praktik dhe që dështojnë seancat dhe ndërprerja e tyre. Por kur ka të bëjë me tema të rëndësishme për vendin dhe institucionet kjo gjendje e rëndon dhe pengon proceset, një seancë si është kjo për të diskutuar për komisionin që do të drejtojë themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë tregon se sa deputet kanë përgjegjësi ndaj votueseve dhe proceseve që janë”, ka thënë Gashi.

Madje, Gashi ka thënë se sot u tregua edhe sa e brishtë është kjo legjislaturë.

“Po ashtu një mungesë e numrave të duhur për kuorumit tregon se sa është e brishtë është kjo përbërje e kësaj legjislature!”, ka përfunduar analisti dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, Kenan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat