Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar për vrasjet politike të pasluftës që kanë ndodhur në Kosovë përcjell “Bota sot”.
Gecaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se tash që po fitet për gjenocidin e Serbisë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, Gecaj ka bërë me dije që të mos lihen anash as vrasjet politike, kryesisht të anëtarëve të LDK-së.
Postimi i plotë:
KRIMINELËT NË MESIN TONË!
Tani kur flitet për gjenocidin e Serbisë, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, mos ti lëmë anash as vrasjet politike, kryesisht të anëtarëve të LDK-së, të-para-gjatë-dhe-të-pas-luftës .... të hetojmë,,ti gjejmë, ti gjykojmë e ti ndëshkojmë edhe kriminelët të cilët “mrizojnë” lirshëm në mesin tonë!