Thaçi ia përmend Sali Berishës Kanunin, i thotë argat i Millosheviqit

Aktuale

Thaçi ia përmend Sali Berishës Kanunin, i thotë argat i Millosheviqit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:38
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, në një debat ballë për ballë, ndërsa atë ka vazhduar ta quaj “argat i Millosheviqit”.

Derisa Berisha e quan vazhdimisht Thaçin “argat i presidentit serb Aleksander Vuciqin”, duke refuzuar t’ia thotë emrin, Presidenti i Kosovës i përmend vazhdimisht edhe emrin e babait.

Fillimisht Thaçi në emisionin Open në Top Channel tha se ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën e pastaj thotë se me të mund të përballet dhe të argumentojnë deklaratat.

“Edhe pse më ka burgosur edhe pse bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkruar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje i thotë Berishës se në Kosovë ‘e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat