Drecun: Gabojnë ata që mendojnë se ideja e përkufizimit është vetëm një vijë, bëhet fjalë për një propozim si Dejtoni

Aktuale

Drecun: Gabojnë ata që mendojnë se ideja e përkufizimit është vetëm një vijë, bëhet fjalë për një propozim si Dejtoni

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:05
Milovan Drecun

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se e mbështetë Aleksandar Vucic’in në arritjen e një zgjidhjeje paqësore, të qëndrueshme e specifike për Kosovën.

Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për Kosovën me 27 maj, në të cilën do të raportoj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ku Milovan Drecun kujtoi sot se ideja e ‘përkufizimit’ e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, detajet e së cilës nuk u zbuluan asnjëherë për publik, pati shumë kundërshtarë në opinionin publik serb, por ai i takon grupit të njerëzve që e mbështetë plotësisht, tha Drecun për rrjetin televiziv N1.

Milovan Drecun shtoi se disa e kanë paramenduar si një vijë apo kufi që ndanë shqiptarët e serbët, ai vazhdoi me “ Situata është me ndërlikuar e do të mund të identifikohej në disa pika edhe me marrëveshjen e Dejtonit, që të mos keqkuptohem. Duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, shqiptarët thonë se janë të pavarur vetëm duhet Serbia të na njohë, mori fund. Kemi këndej serbët që thonë se nuk ka përfunduar, nuk ju pranojmë kurrë, e tash janë shfaqur amerikanët që thonë se po, tregimi nuk  ka përfunduar, duhet arritur marrëveveshje me Beogradin. Këtu shohim rastin që fuqitë e mëdha më në fund të lejojnë zgjidhje kompromisi. Që të mos jemi vetëm ne humbësit” tha Milovan Drecun.

Sipas Milovan Drecun mbledhja e thirrur e kuvendit të Serbisë më 27 maj nuk do të jetë e fundit rreth aktiviteteve të kuvendit serb, në qershor do të propozohet edhe një rezolutë ku do të dënohen pastrimi etnik që kreu UÇK dhe që po vazhdon të kryejë sipas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat