Ambasadorët e Quintit me deklaratë rreth zgjedhjeve në veri, përmendet frikësimi i partive kundërshtare të Listës Serbe

Aktuale

Ambasadorët e Quintit me deklaratë rreth zgjedhjeve në veri, përmendet frikësimi i partive kundërshtare të Listës Serbe

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së kanë dalë me një qëndrim të përbashkët rreth zgjedhjeve që u mbajtën në katër komunat në veri të Kosovës.

Ata e vlerësojnë që gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë ekses dhe gjithçka ka kaluar me qetësi.

Gjithsesi, ambasadat kujtojnë gjetjet e Misionit të Vëshgimit të Zgjedhjeve të BE’së (EOM) në vitin 2017. Në ato gjetje janë shprehur shqetësime serioze për frikësime të zonave serbe në Kosovë. Këto të meta ende kanë mbetur të pa adresuara dhe kanë rezultuar në një garë elektorale të limituar që kanë vënë në pikëpytje procesin demokratik.

Ambasadat i bëjnë thirrje akterëve relevantë, duke përfshirë institucionet dhe partitë politike që të i adresojnë këto mangësi duke implementuar rekomandimet e EOM’it.

Tani ambasadat presin që ata që janë zgjedhur të i përkushtohen përfaqësimit më të mirë të të gjithë komuniteteve brenda komunave të tyre.

Kjo është deklarata e plotë e ambasadave të shteteve të Quintit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat