Në Zarë zbarkuan ushtarë të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

Aktuale

Në Zarë zbarkuan ushtarë të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

Nga: F.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 00:13
Në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake

Kjo është hera e parë në anijet e marinës luftarake të Kroacisë të transportohen forca nga vendi i ngarkimit në portin e një vendi tjetër aleat, konkretisht në portin e Durrësit në Republikën e Shqipërisë.

Në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Imediate Response 19” (“përgjigja immediate 19”), që po mbahet në Kroaci në portin Gazhenica të Zarës nga dy anije desante minavënëse të marinës ushtarake të Kroacisë, 'Krka” dhe 'Cetina', kanë zbarkuar pjesëtarët e forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në stervitje po marrin pjesë edhe 17 helikopterë nga vendet aleate që kanë fluturuar në kazermën “Udbina”.

Pas zbarkimit këto forca ushtarake me rrugë tokësore janë transportuar në poligonin ushtarak "Eugen Kvaternik" te Sllunji.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat