Sot autorizohet Komisioni për privatizim të Telekomit

Aktuale

Sot autorizohet Komisioni për privatizim të Telekomit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e tij të rregullt.

Si pikë e rendit të ditës është edhe votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës" SH.A..    

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2018.

Në këtë takim, anëtarët e këtij komisioni do të bëjnë edhe shqyrtimin e raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat