Thaçi takohet me Ramën, përgatiten për Samitin e Parisit

Aktuale

Thaçi takohet me Ramën, përgatiten për Samitin e Parisit

Nga: D.RR Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:05
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ku kanë biseduar për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.

Për këtë ka njoftuar vet presidenti Thaçi në një postim të tij në rrjetin social Facebook.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, shkruan Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat