Zhiviq takohet me O’Connell, diskutojnë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Aktuale

Zhiviq takohet me O’Connell, diskutojnë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:38
Zhiviq takohet me O’Connell, diskutojnë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për proceset e deritanishme në rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Ministrja Zhiviq, me këtë rast ka falënderuar diplomatin britanik për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Kosovën, për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Ndërsa, ambasadori O’Connell, ka uruar ministren për emërimin e saj në këtë post dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat