Çelaj priti në takim ndihmës ministrin kroat, Kroacia përkrah objektivat integruese të Kosovës

Aktuale

Çelaj priti në takim ndihmës ministrin kroat, Kroacia përkrah objektivat integruese të Kosovës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:50
Pamje nga takimi

Zëvendës ministri i Integrimeve Evropian, Lirak Çelaj, priti sot në takim Miroslav Papa - Ndihmës Ministrin e Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane si dhe Antun Herceg, përgjegjës për vendet kandidate në BE të kësaj ministrie, me ç’rast diskutoi për mundësitë për bashkëpunim përgjatë procesit të integrimit në BE.

“Ne vlerësojmë se rruga e vetme për të ardhmen tonë të sigurt, është integrimi evropian. Ne jemi të angazhuar që plani për zgjerim të BE-së, në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor të arrihet sa më parë. Ne kemi dëshmuar gatishmërinë tonë që të gjitha obligimet ndërkombëtare do t’i zbatojmë, po ashtu, do të kontribuojmë në paqen rajonale”, potencoi z. Çelaj, duke shtuar se rajoni duhet të marrë vëmendjen e duhur nga BE-ja.

Kosova nga vendet e BE-së, pret përkrahje gjatë vlerësimit të procesit jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe të arriturave tjera duke pasur qasje të njëjtë sikur me vendet e deritashme aspirantë në proces, ceku z. Çelaj dhe shtoi se Kosova çmon përkrahjen nga Kroacia rreth proceseve integruese euro-atlantike. Z. Miroslav Papa, ndihmës ministër i Punëve të jashtme dhe Çështjeve Evropiane, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke potencuar se Kroacia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës drejt integrimit evropian.

Po ashtu, ai ofroi përkrahjen e ekspertëve për këtë proces dhe përvojat e këtij vendi mik të Kosovës.

Marrëdhëniet ndërshtetërore, u vlerësua në takim, janë të shkëlqyera, nëpërmjet proceseve integruese, ato do të fuqizohen edhe më tej, duke këmbyer përvoja nga procesi si dhe përkrahje të gjithanshme për Kosovën nga Kroacia edhe pranë institucioneve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat