Ermal Sadiku: Do ta rimëkëmbja telekomin si drejtor i saj, nëse nuk më përzihet politika

Aktuale

Ermal Sadiku: Do ta rimëkëmbja telekomin si drejtor i saj, nëse nuk më përzihet politika

Nga: K.M Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:09
Profesor Ermal Sadiku

Profesori Ermal Sadiku, njëri ndër më të suksesshmit në fushën e teknologjisë informative, themelues i kompanisë LINKPLUS e cila vepron me një numër jo të vogël të punëtorëve softëare-ik ku bëjnë shërbime për kompani gjigande botërore, njëherit ligjërues në disa fakultete në vend, i kontaktuar nga “Bota sot” lidhje me qështjen e telekomit, për të cilën është mbajt një debat parlamentarë ku u diskutua se si të shpëtohet nga falimentimi kjo kompani, ndërë më të fuqishmet publike në vend, profesori Sadiku shprehi shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në telekom, duke thënë se derisa politika të jetë ulur këmbë kryq në çdo segment menaxherial të saj, telekomin është e pamundur ta rimëkëmb edhe nëse vjen si menaxher Bill Gates.

Tutje, Sadiku në pyetjen nëse do të pranonte të e drejtonte këtë kompani, deri në “nxjerrjen në breg”, ai ka thënë se me kënaqësinë më të madhe do ta pranonte si sfidë, por aktualisht është e pamundur, me këtë ndikim aq të madhë të politikës. Profesori ka thënë se në vend të 3 mij punëtorëve, në telekom nuk kanë vend më shumë se 300 punëtorë. Por është e domosdoshme që të gjendet zgjidhje edhe për punëtorët që duhet të largohen.

 “Normal që kisha pranu, pasi që është një sfidë, më shumë se gjithcka tjetër. Nuk eshte ceshtje financiare. Drejtori i telekomit nuk e ka pagën më të lartë se unë. Mua personalishtë më pëlqejnë shumë sfidat e në këtë rast PTK apo në veçanti Telekomi, aktualishtë, në gjendjen në të cilën është do të ishte një sfidë e madhe por shumë e mirë, pasi që rivitalizimi i saj, apo nxjerrja nga kjo gjendje në të cilën është, realishtë përbën interes kombëtarë. Unë them se këtu është një problem, pasi që jo Ermalin, por edhe Bill Gatesin me e pru drejtor aty, derisa është politika këmbëkryq, PTK-në nuk ka që e shpëton. Aty janë të punësuar 3 mijë punëtorë në vend se të jenë 300, janë kontratat e tmerrshme që paguajn për qira, për marketing, të cilat për të mos thënë se janë të kriminalizuar, janë tepër të politizuara. Pastaj duhet te rregullohet kontrata me Z-Mobile sa me shpejt. Duhet të investohet në trajnim të stafit profesional, në zhvillim të infrustakturës, produkte të reja inovative etj”.

 “Nuk duhet të jesh gjeni për ta rregulluar telekomin. Nuk duhet të jesh patjetër profesor apo inxhinier. Ka shumë njerëz në Kosovë që do ta kryenin këtë punë shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se une. Ka shumë staf të mire edhe brenda në telekom por të cilët nuk lejohen të marrin pozita udhheqëse ose kanë frikë”, ka thënë profesori Ermal Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat