Dobësimi i grupeve kriminale arrihet përmes sekuestrimit të pasurisë

Aktuale

Dobësimi i grupeve kriminale arrihet përmes sekuestrimit të pasurisë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:51
Tyeza nga Oda e Avokatëve të Kosovës

(E plotësuar) - Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale në Kosovë dhe pa arritjen e saj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

Kështu u tha në një tryezë që Oda e Avokatëve të Kosovës e ka organizuar mbi përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë.

Pjesë e këtij diskutimi i ishte dhe ministri i  Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se me anë të legjislacionit kanë arritur që të bëjnë reforma dhe hapa përpara për të mundësuar që sekuestrimi i pasurisë së paligjshme tek grupet kriminale të jetë prioritet.

Sipas tij, vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë.

Tahiri: E vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë

“Kemi arritur me bërë një reformë të thellë në kuadër të këtij ligji. Sot mendoj që e kemi një ligj i cili iu jep mundësi shtesë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve që të jemi më shumë të suksesshëm dhe efikas në konfiskimin e pasurisë së fituar paligjshëm. Mendoj që e vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë. Përderisa ia len pasurinë e fituar qoftë përmes krimit të organizuar, korrupsionit. Qoftë për çfarëdo mënyrë tjetër në mënyrë jo të ligjshme. Ne nuk do të dobësojmë fuqinë e tyre që e kanë, qofshin brenda institucioneve, apo jashtë bizneseve, kudo qofshin ato”, tha ministri Tahiri.

Se duhet më shumë efikasitet në sekuestrimin e pasurisë së paligjshme e tha dhe Julie Moslye nga Ambasada Amerikane.

Sipas saj, duhet më shumë efikasitet, pasi njëra prej brengave të BE-së është shkalla e lartë e korrupsionit në Kosovë.

Mosley: Njëra prej brengave të BE-së është shkalla e korrupsionit në Kosovë

“Ligjet e Kosovës të miratuara deri në kohë, siç tha ministri e kemi Kodin Penal, Kodin civil dhe ligjit për kompetencat e zgjeruara. Dhe njëra prej brengave të BE-së është shkalla e korrupsionit në Kosovë dhe pastrimi i parave është një prej ligjeve si një vegël e fuqishme për të luftuar fenomenet negative. Dhe iu inkurajoj të mbani punën e mirë të ndërtoni një vend dhe komb të fort dhe të fuqizoni sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Mosley.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj  u shpreh se me punën e deri tanishme nuk duhet të mburret askush në Kosovë.

Për këtë ai tha se duhet pasur parasysh se nëse krimi nuk e godasim në konfiskimit atëherë thuaja se nuk kemi bërë asgjë.

Çoçaj: Nëse krimin nuk e godasim në konfiskim atëherë thuaja se nuk kemi bërë asgjë

“Nuk mund të mburremi dhe aq me konfiskimet që janë duke u bërë tash. Për shkak se një gjë duhet pasur parasysh se nëse krimi nuk e godasim në konfiskim atëherë thuaja se nuk kemi bërë asgjë. Është e vërtet se infrastruktura ligjore ka pësuar ndryshime në aspektin  pozitiv  sa i përket konfiskimit të pasurisë. Mirëpo duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë aplikimit të këtyre ligjeve, apo dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë”, tha   Çoçaj 

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli tha se me anë të kësaj tryeze do të mundësojnë të luftojnë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative.

Havolli: Sa më pak të kemi dukuri të tilla që e dëmtojnë shoqërinë dhe buxhetin

“Krejt kjo, një brengë dhe luftë e shoqërisë kosovare  me një synim që sa më pak të kemi dukuri të tilla që e dëmtojnë shoqërinë dhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha Havolli.

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale në Kosovë dhe pa arritjen e saj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Oda e Avokatëve, ku është diskutuar mbi pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u shpreh se e vetmja formë për të larguar dhe dobësuar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë.

 Për të arritur këtë, ministri tha se kanë arritur që me anë të legjislacionit t’i mundësojnë sistemit të drejtësisë të marrin veprimet e duhura.

“Çështja e sekuestrimit tash e 17 muaj sa jam ministër prioritet ka qenë adresimi i të metave tona për sekuestrimin e pasurisë së fituar paligjshëm. Sot e kemi një ligj që kemi arritur me bërë një reformë të thellë që të jemi më shumë të suksesshëm dhe efikas. E vetmja formë për t’i larguar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë, qoftë në institucione apo kudoqoftë. Çështje tjetër e rëndësishme është dhe Kodi Penal dhe i Procedurës Penale”, tha ministri Tahiri.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj tha se pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

“Nuk mund të mburremi edhe aq për konfiskimet që janë bërë deri tash, nëse në krim nuk e godasim me anë të sekuestrimit atëherë nuk është asgjë”, tha ai.

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli tha se me anë të kësaj tryeze do të mundësojnë të luftojnë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat