Zeka tregon se për çfarë mund të flas Haradinaj me Merkelin në takimin e qershorit

Aktuale

Zeka tregon se për çfarë mund të flas Haradinaj me Merkelin në takimin e qershorit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:25
Milaim Zeka

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se edhe përkundër asaj se nuk beson në themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, është kundër qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që mos ta votojnë këtë nismë dhe ta lëshojnë seancën e Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua kjo temë.

“Nuk besoj se do të arrijmë në formimin e një tribunali ndërkombëtar për krime të luftës. Ai duhet të ngritët në Kosovë, brenda kornizave ligjore të Kosovës. Deri më tani nuk kam sinjale të forta se do të na përkrah as faktori ndërkombëtar, në formimin e një tribumali ndërkombëtar për krimet serbe të luftës në Kosovë”, tha Zeka në RTK3

Sipas tij Tribunali për krimet serbe të luftës në Kosovë duhet të formohet brenda kornizave ligjore të saj. “Të bëhen listat e krejt kriminelëve që kanë vepruar këtu dhe që ata të dënohen në mungesë dhe atyre tu ndalohet përjetë kthimi në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij nuk duhet të kundërshtohet asnjë iniciativë e mira pavarësisht se nga kush vie, si edhe atë par hapjen e një muzeu për gjenocidit serb në Kosovë. “Unë jam që këto iniciative të përkrahën pavarësisht nga kush vinë ato”, shtoi ai.

Zeka tha ka respekt për punën e kryeministrit Haradinaj rreth tri vendimeve të tij: Formimit të ushtrisë së Kosovës, vënien e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe guximin për ta kundërshtuar shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, lidhur me bisedimet Kosovë – Serbi.

Kurse sa i përket vizitës së ardhshme të kryeministrit, Ramush Haradinaj në Berlin, tha se beson se kjo ka të bëjë para së gjithash me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se pas shtatorit edhe vetë do të kërkojë rrëzimin e kësaj qeveri, “pas gjitha këtyre hajnive që janë bërë”. Zeka kritikoi edhe përbërjen e bordeve në institucionet e Kosovës, si dhe punësimin e njerëzve në këto institucione.

Zeka mohoi akuzat ndaj tij dhe shtoi se akuzat rreth vizave, janë të trilluara dhe të ngritura për arsye politike nga individë të caktuar dhe se ai është i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat