“Tri kopertinat e “Bota sot” në zyrën e kongresmenit Eliot Engel - hajt shani tash ju kujdestarët e SHIK-ut”

Aktuale

“Tri kopertinat e “Bota sot” në zyrën e kongresmenit Eliot Engel - hajt shani tash ju kujdestarët e SHIK-ut”

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:10
Kongresisti Eliot Engel, dhe kopertinat e gazetës kombëtare "Bota sot" në zyren e tij.

Kongresisti Eliot Engel njihet për angazhimin e tij personal prej dekadash, duke dhënë kontribut të paçmueshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë. Por, përveç kësaj, ai është edhe një lexues i madh i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, në një postim të tij në rrjetin social në Facebook, ka paraqitur një fotografi, ku shihet Kongresisti Eliot Engel.

Mazrekaj thotë se e veçanta e kësaj fotografie janë tri kopertinat e gazetës kombëtare “Bota sot”, të cilat janë të vendosura në zyrën e kongresmenit amerikan.

“Hajt shani tash ju kujdestarët e SHIK-ut në Facebook! Tri kopertina të gazetës “Bota sot” në zyrën e kongresmenit Eliot Engel. E veçanta e kësaj fotografie janë tri kopertina të gazetës kombëtare “Bota sot” të vendosura në zyrën e kongresmenit dhe mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel”, shkruan Mazrekaj, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkaq, kujtojmë se, kongresisti amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel, është rizgjedhur, pa kundërshtarë, në Dhomën e Përfaqësuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat