Bit Gecaj thirrje ambasadorëve: Hegjemonia serbe në Ballkan është rritur nga mbështetja e shumëllojshme ruse

Aktuale

Bit Gecaj thirrje ambasadorëve: Hegjemonia serbe në Ballkan është rritur nga mbështetja e shumëllojshme ruse

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:25
Bit Gecaj

Opinionisti Bit Gecaj ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në katër komunat në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, potencon se nga disa Ambasadat Perëndimore, janë shqetësuar me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në komunat veriore të Kosovës.

Lidhur me këtë, Gecaj thotë se historikisht dihet se hegjemonia serbe në Ballkan, nuk është rritur nga luftimi i saj, por nga mbështetja e shumëllojshme ruse. Prandaj, sipas tij, kjo lloj përkrahje, për komunitetin serb atje, nuk e ndihmon stabilizimin e as zhvillimin e Kosovës, si dhe integrimin e tyre në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

PERKRAHJE AMBASADORESH

...njerëz jeni, supën me ujë e bëni edhe ju!

Disa nga Ambasadat Perendimore, qenkan shqetesuar me mbarvajtjen e zgjedhjeve, ne tri komunat veriore te Kosoves.
 

Quditerish, sipas lajmit qe e dha sot RTK, ne edicionin e ores 9.00, ne mesin e listes se shqetesimeve te ketyre Ambasadave, nuk u tha se ishte ajo, qe ne veri eshte votuar me dokumente identifikimi te Serbise!

Te dashur Ambasadore, historikish dihet se hegjemonia serbe ne Ballkan, nuk eshte rritur nga luftimi i saj, por nga mbeshtetja e shumellojeshme ruse, si dhe nga perkdhelja e madhe, shpesh e pakuptueshme e disa „Ambasadoreve“ dhe vete Perndimit!

Andaj kjo lloj perkrahje, per komunitetin serb atje, nuk e ndihmon stabilizinin e as zhvillimin e Kosoves, si dhe integrimin e tyre ne Kosove. Por thellon krizen, dhe i shkon per shtati klimes se ndarjes apo korrigjimit te kufijeve te vendit, e cila tashme po quhet, linja; Rama-Thaçi-Vuçiq-Mogerini!

Kunder kesaj linje, te dashur Ambasador, disa nga ju edhe jeni deklaruar hapur. Por per ironi te fatit apo fatkeqesise, deklarata juaj e sotme, ku ne listen e parregullesive zgjedhore nuk perfshihet elementi apo fakti i votimeve me dokumente serbe, i cili dihet se eshte instrumenti kryesore qe i mundeson „listes serbe“ per te manipuluar rezultatet zgjedhore ne favor te saj.

Me kete rast dua te theksoi, se shqetesimi juaj, i perfolur ne lajmet e ores 9.00 ne RTK, sikur bje ndesh me qendrimet tuaja te mehereshme, per respektim te fqinjesise se mire e te ndersjelle mes Kosoves dhe Serbise, qe nenkupton mosperierje te çfardollojshme mes dy vendesh sovrane. Nderkaq qe votimi me dokumenta serbe ne veri te Kosoves, nxjerrin ne pah faktin se eshte shkelur ky parim, si eshte cenuar rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosoves!

Te dashur Ambasador, ndojhere gjuha juaj eshte e pakuptueshme, ose eshte çfar nuk do te duhej te ishte! Por, njerez jeni, supen me uje e beni edhe ju; Veç mos na detyroni ta pijme, kur nuk na shijon! Sigurishte per shkak te perzierjes se melmesave, qe here, here kane ere te rende e te panjohur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat