Veseli – Hotit: Kur iu thirrëm nuk erdhët – pse po thoni tash që s’po iu thërrasim

Aktuale

Veseli – Hotit: Kur iu thirrëm nuk erdhët – pse po thoni tash që s’po iu thërrasim

Më: 21 maj 2019 Në ora: 21:01
Avdullah Hoti dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për bojkotin që opozita ia ka bërë seancës për tribunalin e krimeve të luftës.

Veseli ka kritikuar opozitën për këtë veprim, derisa i ka bërë thirrje edhe njëherë që të bëhen bashkë në këtë nismë.

Ai ka kritikuar veçanërisht shefin e deputetëve të LDK’së, Avdullah Hotin.

“E ka një refuzim, pak a shumë, një mentalitet që s’di ku na dërgon. Rotacion bëhet këtu, njëherë je në pozitë, njëherë në opozitë. Thonë s’po na thirrni. Qysh s’po ju thërrasim? A ju thirrëm e ju s’erdhët? S’ka fuqi që e ndalon këtë nismë”, tha tutje Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat