Veseli e quan Vetëvendosjen partinë më të korruptuar në Kosovë

Aktuale

Veseli e quan Vetëvendosjen partinë më të korruptuar në Kosovë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 21:18
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e korruptuar dhe se për këtë e di sigurt.

“Korrupsion ka edhe në partinë time, të cilën do ta çrrënjosi. Por parti më të korruptuar, si në koncept si në çdo gjë, si Vetëvendosje nuk ka. Pasohet nga LDK-ja”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se tash për tash mund të mos ketë dëshmi mirëpo, “kur të ju prishen pak punët, do të ju dalin dëshmitë”.

“Unë jam duke folur publikisht. Edhe Devollin që e përmendin kanë marrë lek prej tyre, euro. Vetëvendosja. Kjo është ta themi spekulim por të jeni të sigurt që ma vonë, kur të ju prishën pak punët, do të ju dalin, kanë me ju dal dëshmitë. Jo vetëm kjo. Shkoni hulumtoni selinë ku e kanë pasur Lëvizja Vetëvendosje, çka i kanë bërë atij, djalit të Agim Malës. Shikoni, vërtetojeni. Shikoni një biznesmeni në Obiliq 180 mijë marka (euro) i kanë marrë, para, me thasë, shantazhimin e biznesit para 2014-s duke i atakuar”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Janë realitete të plota”, theksoi ai.

“Veç një e kam. Mund të gaboj në atë që nuk e di, po kur e di, flas të vërtetën. E di saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat