Kur do të ballafaqohet Qeveria Haradinaj me mocion? Flet Abrashi

Aktuale

Kur do të ballafaqohet Qeveria Haradinaj me mocion? Flet Abrashi

Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:52
Arban Abrashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka folur për nismën e opozitës për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit nga Ramush Haradinaj.

Abrashi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia e tij po punon për t’i bërë votat e nevojshme për të kaluar në Kuvendin e Kosovës një mocion kundër qeverisë.

Ai ka deklaruar se po të ishte e mundur, LDK’ja do ta rrëzonte nesër Qeverinë Haradinaj.

“Brenda kësaj jave do ta kishim bërë këtë, por duhet t’i shohim edhe rrethanat tjera”, është shprehur ai më pas.

Abrashi ka vlerësuar se është çështje “urgjente” rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e disa parti të tjera të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat