Presidenti Thaçi i ulur këmbëkryq në odën e të arrestuarit për fajde

Aktuale

Presidenti Thaçi i ulur këmbëkryq në odën e të arrestuarit për fajde

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:37
Oda e Adil Thaçit, i ka bërë konak Presidentit Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, në nëntor të vitit të kaluar ka qenë mysafir nderi i njërit nga të arrestuarit e djeshëm i dyshuar për fajde.

Oda e Adil Thaçit, i ka bërë konak Presidentit Thaçi dhe kryetarit të komunës së Malishevës Isni Kilaj.

Fotografinë nga kjo ndej ku shihen ulur këmbëkryq Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Adil Thaëi dhe një person tjetër, e ka publikuar në Facebook Kilaj.

Adil Thaçi u arrestua, të hënën si pjesë e grupit të mafiozit Ismet Osmanit-Curri, bashkë edhe me Ilir Bojku, Mentor Maqani, Rrahim Hashimi. Ata janë kapur nën dyshimin për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”

Në arrati ndodhen Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi.

Krimet e mafiozit, Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, dyshohet se peshojnë mbi 6 milionë euro. Ndërkaq sipas policisë Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat