Zbulohen mashtrimet e mëdha që po i bëhen Kosovës

Aktuale

Zbulohen mashtrimet e mëdha që po i bëhen Kosovës

Nga: N.H Më: 22 maj 2019 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Njohësi i zhvillimeve politikë në vend, Faton Abdullahu, në një postimin në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Abdullahu thotë se, “dikush thotë duhet të ndryshoj kufiri e dikush nuk duhet, por bashkë kanë kalu çdo kufi, duke përdorur edhe viktimat e luftës. Dikush thotë mund ta marrim Luginën e dikush nuk mundemi, por bashkë ço ditë e më shumë po e humbin veriun”.

Tutje ai kujton se dikush është për taksën, ndërsa dikush edhe kundër taksës, por, sipas tij, vazhdojnë bashkë me çdo kusht veç në pushtet të mbesin.

“Mashtrus na ofrojnë mashtrimin e madh, në këtë janë bashkë”.

Ja postimi i plotë:

Mashtrimi i Madh
Dikush thotë duhet të ndryshoj kufiri e dikush nuk duhet, por bashkë kanë kalu çdo kufi, duke përdorur edhe viktimat e luftës. Dikush thotë mund ta marrim Luginën e dikush nuk mundemi, por bashkë ço ditë e më shumë po e humbin veriun. Dikush thotë ne jemi me Gjermaninë e dikush ne me SHBA-t por në asnjë variant nuk bëhen bashkë kundër Serbisë. Dikush është për taksën e dikush kundër taksës, por vazhdojnë bashkë me çdo kusht veç në pushtet të mbesin. Mashtrus na ofrojnë mashtrimin e madh, në këtë janë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat