Takohen Kurti e Mustafa, bisedojnë për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Takohen Kurti e Mustafa, bisedojnë për rrëzimin e qeverisë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:46
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Kurtit, në këtë takim është biseduar për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t'i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Më herët, Mustafa kishte paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat