Demi paralajmëron një fenomen shqetësues që do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës - Bota Sot
Demi paralajmëron një fenomen shqetësues që do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës

Aktuale

Demi paralajmëron një fenomen shqetësues që do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:42
Agron Demi

Analisti politik nga Instituti GAP Agron Demi, ka thënë se numri i nxënësve në Kosovë ka rënë dukshëm.

Ai ka thënë se nëntë shkolla në Komunën e Kamenicës kanë nxënës që nuk arrijnë numrin dyshifrorë, përderisa numri i mësimdhënësve, sipas tij po rritet.

Demi ka paralajmëruar që për shkak të migrimit dhe rënies së natalitetit, ky fenomen së shpejti do të do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Demit:

Nëntë shkolla në Komunën e Kamenicës kanë nxënës që nuk arrijnë numra dy shifrorë, apo 1 deri 9 nxënës për tërë shkollën. Në shumicën e klasave është vetëm një nxënës. Në anën tjetër, numri i mësimdhënësve ka shkuar vazhdimisht duke u rritur. Për mbylljen e këtyre shkollave, Kryetari i Kamenicës ka kërku referneudm lokal, i cili qenka refuzu nga KQZ.

E shumë shpejt, ky fenomen do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës. Për shkak migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (si dhe rënies së natalitetit), numri i nxënësve është duke rënë dukshëm, përderisa partitë politike vazhdojnë me i mbushë shkollat me argat të politikës, më shumë se sa punëtorë të dijes.

Grafikoni më poshtë pasyqron trendet e rënies së numrit të nxënësve në krahasim me numrin e personelit në shkollat e Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...